Memphis Depay është një dëshirë e Ronald Koeman te Barcelona. Nga ana tjetër edhe holandezi e dëshiron një transferim drejt LaLiga, madje që në muajin janar.
Problemi qëndron te kriza financiare e katalanasve. Momentalisht ata nuk janë të gatshëm të paguajnë, ndryshe nga PSG. Francezët, pas dëmtimi ë pësoi së fundmi Neymar, do ishin ta gatshëm ta blinin sulmuesin anësor.
Me këtë lëvizje do dobësonin edhe një nga rivalët në kampionat. Gjithsesi kompania që menaxhon Depay vijon të mbajë kontakte me Barcelonën, që është edhe dëshira e vetë sulmuesit. /abcnews.al