Mesfushori në pronësi të Arsenalit, Lucas Torreira, u transferua me shumë bujë në merkaton e verës tek Atletico Madrid. Uruguaiani cilësohej në Madrid si zëvendësuesi perfekt i Thomas Partneyt, por Lucas i ka zhgënyer që të gjithë me paraqitjet e tij.
Sipas raportimit të “TuttomercatoWeb”, trajneri Simeone nuk është aspak i kënaqur me Torreirën dhe me shumë mundësi lojtari do të jetë në merkato në janar. Mundësi më e madhe për të mbetet rikthimi në Premier League, por është dhe ekipi i Torinos që ka shfaqur interes për shërbimet e tij.
Në këtë sezon të La Ligës, 24-vjeçari është aktivizuar në vetëm pesë ndeshje, ku e ka gjetur dhe një herë rrugën e rrjetës. Gjithsesi, Torreria ka qenë shumë larg lojës që ka shfaqur kur luante me Arsenalin dhe kjo është arsyeja kryesore se përse madrilenët nuk e duan më në ekip. /abcnews.al