Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte ka vizituar sërish familjen e Klodjan Rashës, 25 vjeçarit të vrarë nga një efektiv policie.
Vizita e Ramës në familjen Rasha, vjen një ditë pasi qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një javë më parë në zonën e Laprakës, ku 25 vjeçari Rasha u vra mesnatën e datës 7 dhjetor nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.
Ngjarja e rëndë ka sjellë reagime të shumta në opinionin publik ku prej 6 ditësh zhvillohen protesta në kërkim të drejtësisë. Protestuesit pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, kërkojnë edhe dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu./abcnews.al