Gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Agravohet situata te drejtoria e policisë së Tiranës. Policia ishte vendosur në hyrje të rrugës për të bllokuar marshimin e qytetarëve drejt drejtorisë, protestuesit i sulmuan me gurë, ndërsa policia ka hedhur fillimisht ujë me presion më pas gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Për momentin protestuesit janë shpërndarë si pasojë e gazit lotsjellës që u hodh.
Mbetet për t’u parë si do të vijojë protesta apo do të mbyllet këtu. Kjo është dita e pestë e protestës pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie pranë shtëpisë./ db/Abcnews.al