Batha: 7 ekipe për titull, Sasraku s’është lojtar goli. Kam vetëm një fiksim

schedule16:23 - 13 Dhjetor, 2020

schedule 16:23 - 13 Dhjetor, 2020

Idriz Batha gjeti sërish rrugën e rrjetës. Tirana fitoi 3-0 ndaj Apolonisë, suksesi i dytë radhazi në kampionat. Lideri i mesfushës së bardhebluve, foli pas takimit për Supersport, aty ku thekson se 7 ekipe kandidojnë për titullin këtë sezon.

Në mbrëmje nuk bëj tifo për asnjë, shpresoj të dalë barazim Vllaznia-Partizani. Sasraku? Sulmuesit futen në presion, në ngërç kur nuk shënojnë. Sasraku nuk është një lojtar tipik goli, është sulmues i fortë, që i shërben ekipit, por duhet të punojë më shumë.

Duhet të kemi kujdes, të jemi realistë kampionati shqiptar nuk krahasohet me kampionatin spanjoll, që kanë cilësi në qarkullimin e topit. Kam vite që luaj, është hera e parë që po luaj me 3 mbrojtës, edhe lojtarë të tjerë e kanë për herë të parë. Duhet kohë që të përmirësohemi dhe të luajmë më lirshëm.

Golat? Nuk kam fiksime, më pëlqen më shumë ngritja e trofeut në fund, jam më i fiksuar për trofe. Janë 7 ekipe që kanë potencial për të fituar titullin, jo më Tirana që e ka pasur çdo vit potencialin, pavarësisht rezultateve që ka marrë“, deklaron Batha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!