Naci Sensoy është një emër i njohur për tifozët shqiptarë. Trajneri me një eksperiencë të madhe, ka drejtuar Bylis dhe Kukësin në Kategorinë Superiore.
62-vjeçari nga Prizreni, i cili qëndron pushim prej marsit të këtij viti (i dha fund aventurës me Makedonija GP), është zyrtarizuar si trajneri i ri i Lirisë.
Liria me ndryshime
Naci Sensoy nga e hëna drejton skuadrën e Lirisë, nga pankinaPara dy ditësh, drejtues të Lirisë…
Posted by LIRIA FC on Saturday, 12 December 2020
Klubi nga Prizreni, që garon në divizionin e dytë të futbollit dardan, shkarkoi trajnerin Skender Shengyli ditën e sotme dhe menjëherë gjeti pasuesin e tij.
Bardhezinjtë i kanë besuar eksperiencës së Sensoy, i cili do të tentojë rikthimin e ekipit të qytetit në IPKO Superligën e Kosovës. /abcnews.al



