Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi çon drejt falimentimit “transportin” në Vlorë: Jemi të shkatërruar

schedule18:23 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 18:23 - 12 Dhjetor, 2020

Nga Elton Nikaj 

Kompanitë e transportit interurban të pasagjerëve në Vlorë janë drejt falimentimit. Pasojat e pandemisë së covid-19 i ka goditur rëndë. “Nuk bëjmë dot shpenzimet, na ka shkatërruar fare, zero” tha njëri prej shoferëve. Ata thonë se ndihma nga shteti ka munguar. “Nga shteti kemi marrë vetëm tre rroga”. “Deri tani asgjë”.



Drejtuesit e autobusëve ankohen edhe për konkurrencën e paligjshme. “S’ka punë fare. Edhe dy pasagjerë që janë, ikin me informalitetin”. Sipas tyre, pandemia dhe mungesa e ndihmës nga shteti do të çojë drejt mbylljes së këtij shërbimi, që do të reflektohet në rritje te papunësisë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!