Forcat speciale kanë ndërhyrë në Shkodër duke shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe spraj me piper.
Grupi i qytetarëve në protestë u futën brenda selisë së PS-së, nxorën gjithçka që kishte brenda, kompjutera, karrige e banderola dhe u vendosën flakën jashtë ambienteve në rrugë.
Në rrugët e qytetit protestuesit u vendosën flakën edhe disa banderolave dhe tabelave të reklamave, ndërsa situata vijon që të jetë e tensionuar.
Protesta ka nisur prej orës 11:00 në kryeqendrën e veriut. Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një ambulancë.
Në tre ditët e para, që pas vrasjes së të riut janë zhvilluar disa tubime në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Elbasan, Durrës, Lezhë dhe shumë qytete të tjera të vendit.
Qytetarët nuk janë mjaftuar vetëm me dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm, por kërkojnë edhe “kokën” e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Por kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë: nuk ka shanse./ db/Abcnews.al