Blogerja Sara Hoxha, është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula. Gjatë kësaj kohe, çifti kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë treguar herë pas here ndjesitë e momentit.
Mirëpo, së fundmi Sara është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në Instagram një foto të papublikuar më parë.
Vihet re që foto është realizuar në stinën e verës dhe çifti shihen shumë të qeshur.
“Nostalgjik, pasi në këtë kohë të pritjes nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkohë, postimi i saj ka marrë mijëra komente e pëlqime. l.k/abcnews.al