Vettingu/ Dëgjesë me prokuroren, Antoneta Sevdari

schedule14:02 - 17 Korrik, 2018

schedule 14:02 - 17 Korrik, 2018

Në orën 13:00 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u zhvillua seancë dëgjimore për prokuroren e Tiranës Antoneta Sevdari. Edhe kjo prokurore verifikohet me përparësi për shkak të kandidimit të saj në KLP. Ajo ka rezultuar e pastër në verifikimin e tre komponentëve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas raportit të ILDKPI, deklarimi i prokurores Antoneta Sevdari është i saktë. Ajo ka burime të ligjshme pasurie. Pjesë e pasurisë është një tokë are 350 m2 në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe familjarëve të tij, ndërsa nga puna e bashkëshortit në emigracion ka një apartament prej 96 mijë euro, me të ardhura të justifikuara.

Në kontrollin e figurës, sipas DSIK, prokurorja Antoneta Sevdari është e përshtatshme për vijimin e detyrës. Në lidhje me aftësitë profesionale u paraqit një raport pozitiv nga Prokuroria e Përgjitshme. Vetë Sevdari, e pranishme në seancë i ka konsideruar të drejta konstatimet e KPK dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!