Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump përjashton përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit

schedule16:47 - 16 Tetor, 2026

schedule 16:47 - 16 Tetor, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore kundër Iranit, duke thënë se Uashingtoni nuk ka nevojë për to dhe duke theksuar se “nëna e të gjitha bombave” nuk është bërthamore.

I pyetur gjatë një interviste të enjten me Newsmax rreth raportimeve se administrata e tij po shqyrtonte përdorimin e bombës kundër Iranit, ndoshta pas zgjedhjeve të ndërmjetme në SHBA, Trump theksoi se arma ishte konvencionale, jo bërthamore.

“Nëna e të gjitha bombave nuk është bërthamore”, tha ai, duke e përshkruar atë thjesht si “një bombë jashtëzakonisht të madhe”.



Ai përsëriti se SHBA-ja nuk kishte nevojë të përdorte armë bërthamore, shkruajnë mediat e huaja.

“Jo, nuk do të përdorja armë bërthamore. Nuk kemi pse”, citohet të ketë thënë ai.

Trump gjithashtu ngriti mundësinë e sulmeve të mëtejshme kundër objekteve bërthamore të Iranit, përfshirë një vendndodhje të dyshuar nëntokësore të njohur si “Pickaxe Mountain”.

“Tani, po e shqyrtojmë ‘Pickaxe Mountain’. Mund të na duhet të shkojmë atje”, tha ai.

“Do ta godasim atë objektiv. Do ta shkatërrojmë shpejt”.

I pyetur nëse një operacion i tillë do të përfshinte trupa tokësore amerikane, Trump u përgjigj: Jo, nuk e shoh të mundshme. Nuk e shoh të mundshme.

Ai tha se tërheqja para se të sigurohej që Irani nuk mund të merrte armë bërthamore mund të kërkonte veprime të mëtejshme ushtarake amerikane brenda një viti.

“Ne duam të sigurohemi që ata të mos kenë kurrë një armë bërthamore”, ka thënë më tej Trump. “Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt”.

Trump gjithashtu parashikoi se lufta do të përfundonte së shpejti, duke thënë se Teherani po negocionte me Uashingtonin.

“Në një mënyrë apo tjetrën, do të përfundojë shumë shpejt. Dhe çmimi i naftës do të bie menjëherë e fuqishëm, po ashtu edhe çmimet e karburantit”. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!