Magjia e Tiranës se dikurshme dhe transformimi ndër vite pasqyrohet përmes 100 fotografive.
Një foto flet më shumë se mijëra fjalë, kjo është e vlefshme në rrugëtimin e një shekulli kryeqytet.
Rrugëtimi nis me një skicë të Eduard Lear, për të vijuar me fotot magjike të Tiranës së viteve 1920.
Shumë prej këtyre fotove shërbejnë edhe si dokument që tregojnë më shumë mbi zhvillimin historik dhe urbanistik të qytetit ndër vite.
Këtu prezantohet plani i parë urbanistik si dhe çaste e momente të ndryshme të zhvillimit të qytetit, si arkitekturat italiane apo transformimi i qendrës ndër vite.
Por nuk mungojnë edhe ndërtimi i banesave apo institucioneve kulturore në periudhën e komunizmit, si Pallati i Kulturës, Galeria Kombëtare apo Piramida .
Fotot historike do të prezantohen deri më 17 dhjetor në Muze./abcnews.al/