Nëna e dy djemve Andrea dhe Martin Olldashi të vrarë me armë zjarri, foli ekskluzivisht për ABC, duke treguar se djemtë e saj nuk i kishte në hasmëri.
Nëna e viktimave tha për gazetaren Ledjona Xheladinaj se nuk e di nëse do të gjenden autorët që i shkaktuan vdekjen dy djemve të saj, ndërsa thekson se për Andrean dhe Martinin të pyesin të gjithë pallatin nëse duan të dinë më shumë për sjelljen e tyre.
Ajo shton se shteti duhet të gjejë të drejtën dhe të zbardhet vrasja e dy djemve të saj.
Lexo edhe: Flet për ABC banori që gjeti trupat e dy vëllezërve të vrarë në Maliq: Ishin mbuluar, pashë dorën
“Nuk e di do të gjenden apo jo autorët. Unë me hasëm nuk i kisha atë le ta gjejë shteti. Për djemtë e mi le të pyesin pallatin”, shprehet nëna e të rinjve.
Lexo edhe: U vranë me dy plumba në kokë, dy vëllezërit në Maliq prej tre ditësh në kanal vaditës
Ndërkohë nga ana tjetër për ABC ka folur edhe një nga fqinjët Bujar Maliqi, teksa u shpreh se dy djemtë nuk kanë shkaktuar probleme në zonë, ndërsa shtoi se është tronditur nga ngjarja.
“Shumë çuna të mirë janë. Telashe këtu nuk kishin. I ati i tyre merrej me peshkim, e ëma punonte në bankë dhe ka dalë në pension. Ndërsa vetë ata si të gjithë çunat tona që janë pa punë të gjithë në Shqipëri. Jemi të tronditur. Gjynah. Kishin vetëm këta dy djem. Ai që e ka bërë ju thaftë dora”, thotë ai.
Andrea dhe Martin Olldashi u gjetën të pajetë këtë të enjte në Maliq, të vrarë me tre plumba në kokë.
Ata dyshohet se janë vrarë tre ditë më parë kur edhe janë zhdukur nga banesa e tyre në Pogradec dhe më pas janë hedhur në një kanal vaditës, pranë arave bujqësore në fshatin Zvirinë në Maliq.
Dy djemtë jetonin me nënën dhe babain e tyre. Në datën 7 të këtij muaji nëna e dy vëllezërve ka bërë denoncim pranë komisariatit të policisë pasi dy vëllezërit ishin larguar.
Trupat janë goditur më katër plumba, dy njëri nga viktimat në pjesën e kokës dhe dy viktima tjetër.
Po ashtu gazetarja Ledjona Xheladinaj raporti se në bazë të informacioneve të siguruara, thuhet se dy vëllezërit njihen si persona me precedent penal.
Në 2012 kanë qenë të arrestuar. Po sipas burimeve dyshohet se dy vëllezërit trafikonin lënë narkotike, burime zyrtare që vijnë nga Policia e Korçës.
/abcnews.al/