Prej fillit nisjes së vitit të ri shkollor, në Tiranë kane rezultuar pozitivë rreth 1300 mësues dhe 840 nxënës. Shifrat janë publikuar nga prefektura e Tiranës pas mbledhjes së organizuar nga prefekti i Tiranës Toni Gogu. Në grafikun e publikuar duket se përhapja e më e madhe e virusit në shkolla ka qenë në muajin Tetor me 198 mësues dhe 152 nxënës. Ndërkohë aktualisht incidenca në këto institucione është në nivelet më të ulëta me 63 mësues dhe 45 nxënës të infektuar.
Prefekti i qarkut Tiranë Toni Gogu kërkoi të informohej mbi ndikimin e masave anti-COVID 19 në vijueshmërinë e procesit arsimor. Referuar zbatimit të udhëzimit të ri që përcakton alternimin e mësimit fizik apo online, vetë drejtuesit e zyrave arsimore thanë se skenari po zbatohet në të gjitha shkollat. Për shkollat me pak nxënës drejtoritë kanë vendosur që mësimi të bëhet fizikisht duke zbatuar të gjitha protokollet e përcaktuara nga autoritetet përkatëse.
Në takimin e organizuar nga Prefekti i Qarkut Tiranë, përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik deklaruan se për mësuesit dhe punonjësit e sistemit shëndetësor ka nisur aplikimi i testeve të shpejta, përgjigja e të cilëve del për vetëm 15 minuta./mv.abcnews.al