Sulmuesi i Manchester United, Edinson Cavani, më në fund e ka pranuar se ishte shumë pranë rikthimit në Serie A. Në një prononcim për “MondoNapoli”, ish-lojtari i PSG-së rrëfen se këtë verë mori shumë telefonata nga Juventusi apo dhe nga Interi, por ai nuk pranoi asnjërën nga ato për shkak të dashurisë që ka për Napolin
“Prej Napolit u thashë jo shumë klubeve italiane, duke përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe Interin gjithashtu. Nuk mund të bëja një gjest të tillë për Napolitanët.
Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzimin. E di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë homazhe me gjithë këtë”, përfundon Cavani. /abcnews/al