Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak bën gati temat që do të diskutohen

schedule10:10 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:10 - 10 Dhjetor, 2020

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pak para zhvillimit të takimeve me delegacionin e Kosovës dhe atë serb, thekson se është gati.

Lajçak përmes një fotoje të postuar në Twitter, shkruan se është gati për diskutimet e sotme të shefave të delegacioneve, ndërsa tha se në këto takime do të  flitet për çështje pronësore dhe financiare.

Duke u përgatitur për takimin e sotëm të Dialogut Beograd-Prishtinë me dy kryenegociatorët. Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, shkruan Lajçak.

Takimi i sotëm Kosovë-Serbi zhvillohet gati tre muaj prej kur ky proces u ndal. Në nivel të shefave të delegacioneve për dialog, takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 tetor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për temat e njëjta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!