Pas stuhisë së fortë që përfshiu mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës, dëme të shumta janë konstatuar në lulishten “Miqësia”.
Era e fuqishme ka rrëzuar dhe dëmtuar një numër pemësh, duke lënë pas degë të thyera dhe pemë të shkulura.
Pamjet e mëngjesit të sotëm tregojnë qartë forcën e stuhisë, e cila ka prekur një nga hapësirat më të frekuentuara publike të qytetit. Si pasojë e stuhisë janë dëmtuar disa biznese si dhe një numër automjetesh.
Dëmtimet kanë ndryshuar ndjeshëm pamjen e lulishtes, ndërsa në disa zona kalimi është vështirësuar për shkak të pemëve dhe degëve të rrëzuara./abcnews.al



