Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, ngjarje që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2-vite më parë.
Nëna e vajzës I. Duraj dhe vetë vajza A.D. kanë rrëfyer ngjarjen e rëndë.
Abuzimi ka vazhduar që kur vajza ishte në klasën e tretë, sot është në të pestën. Vajza nuk më ka treguar asgjë deri ditën e sotme”, shprehet nëna e 5-vjeçares.
Ndërsa vetë vajza ka treguar se është kërcënuar nga 57-vjeçari: “Më kërcënonte me sqepar, kisha frikë të flisja”, ka thënë ajo.
Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të.
Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Vasil Mile të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.
Pas kësaj i Vasil Mile i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët.
Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.
Në këto momente, 57-vjeçari,- rrëfen vajza e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën por edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2-vite rresht.
Vajza tha se se kërcënohej nga 57-vjeçari dhe se kur ka qenë e vogël nuk e kuptonte situatën, por tani vendosi të tregonte gjithçka.
Nëna e vajzës, I. Duraj tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2-vite me radhë.
Pas këtij rrëfimi nëna tregon se u tmerrua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. Ajeti vinte çdo ditë i dehur në shtëpi, por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur.
U tmerrova sot kur mësova gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia, por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka, por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike.
I bëj apel shtetit të bëj drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”, shprehet nëna e vajzës.
“Unë vajzën e lë me mirëbesim dhe ai kryen marrëdhënie seksuale me vajzë. Dje erdha nga puna e gjeta vajzën duke qarë dhe e pyeta çfarë kishte, me tha se e kishte rrahur, me pas ka abuzuar me të. Vajza që në klasë të tretë , që 7-vjeçe e gjysmë. Unë jetoja në ruajte të tij, bashkë me të jetoja dhe unë. Këto kohë nuk mora vesh gjë, dje mu sos durimi nuk kisha më çfarë prisja. Ai çdo ditë vinte i pirë nuk rrinte një ditë pa pirë dhe më pas ka kryer marrëdhënie me vajzën. Vajza nuk ka treguar si i thonte nëna tregonte do ta vriste me sëpatë. Familja e tij jeton në Greqi. Bashkëshorti im jeton me ne.
Vajza u trajtua nga psikologë, por unë dua mbrojtje nga shteti, një strehim dhe të na largojë nga kjo shtëpi. Kur e mora vesh sa nuk më ra të fikët. Kur ma vajza më tregoi prita edhe burrin. Këto dy vite nuk kam kuptuar gjë, por kohët e fundit sa vinte pine dhe më shuma dhe vajza ishte e këputur. Ai abuzonte kur ishim larg. Vajza është në klasë të pestë”, u shpreh nëna e vajzës.
Ndërkohë komshinjtë e dy familjeve, pasi kanë mësuar për ngjarjen nëpërmjet mediave, kanë dashur të mos japin opinione në lidhje me 57-vjeçarin Vasil Mile, duke u shprehur se e njihnin shumë pak atë dhe familjen Duraj, edhe pse jetojnë prej vitesh në të njëjtën rrugicë.
“Kështu e kam parë, por nuk e njoh shumë. Jam gjithë kohës në punë. Nuk kemi farë lidhje”, shprehet një qytetare, komshie me 57-vjeçarin.
Ndërsa 57-vjeçari, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë.
Vasil Mile dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vitesh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja.
Asokohe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e 57-vjeçarit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D e vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe.
/abcnews.al/