Presidenti amerikan ka bërë të qartë se nga pikëpamja e tregtisë, Bashkimi Europian është armiku i SHBA-ve. Nga ana tjetër Unioni e konsideron këtë si lajm fals dhe ka ritheksuar se Uashingtoni mbetet aleati më i afërt i Brukselit.
Donald Trump gjendet në Helsinki me një bindje të qartë: “armiku” i vërtetë i Amerikës nga pikëpamja tregtare është Evropa, e përfshirë nga manjati në listën e zezë të kundërshtarëve me Rusinë dhe Kinën, së paku “në disa aspekte”. Një gjykim shokues që del në pah edhe nga fjalët e Kryeministres britanike Theresa May, e cila zbuloi se si Trump e ka këshilluar atë të padisë BE-në në vend të negociimit të Brexit. Me pak fjalë, siç ishte kuptuar mirë, Trump kërkon bashkëbisedues të tjerë në vend të aleatëve tradicionalë, duke kufizuar gjithashtu pritjet në samitin me Putinin.
Megjithatë, presidentit amerikan i përgjigjur kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk: “SHBA dhe BE janë dy aleatë shumë të afërt. Kushdo që thotë se janë armiq, shpërndan lajme false”. Gjithashtu në këtë përplasje ka ndërhyrë dhe Berlini. Kreu i diplomacisë gjermane vlerësoi se Evropa nuk duhet të llogarisë më mbështetjen e Donald Trump dhe se duhen shtënguar radhët mes vendeve të BE, pasi presidenti amerikan tha këtë fundjavë në një intervistë se Bashkimi Evropian ishte një “armik” i Shteteve të Bashkuara në tregti.
“Ne nuk mund të mbështetemi tërësisht në Shtëpinë e Bardhë,” tha Heiko Maas për grupin mediatik gjerman Funke. “Ne duhet ta rregullojmë partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara nëse duam ta mbajmë atë. Pasoja e parë e qartë është se ne duhet të afrohemi më shumë në Evropë”. “Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë që të ndahet përballë sulmeve të dhunshme verbale apo atyre absurde të tuitterit “, tha Ministri i Jashtëm gjerman, duke iu referuar mënyrës së preferuar të komunikimit të Donald Trump./abcnews.al