Sulm me armë zjarri, shpëton 60-vjeçari

schedule09:10 - 16 Korrik, 2018

schedule 09:10 - 16 Korrik, 2018

Një atentat ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Laçit, por për fat pa pasoja. Shtetasi Gjovalin Zyma, 60 vjeç, u sulmua me armë kur po i afrohej shtëpisë së tij në dalje të qytetit.

Ai po parkonte makinën, kur në drejtim të tij u qëllua me breshëri kallshnikovi. Sipas policisë, Zyma ka shpëtuar pa u prekur nga plumbat. Ai u mbrojt brenda automjetit tip fuoristradë.

Nuk dihen ende motivet e këtij krimi dhe autori është larguar me shpejtës. Vetë shenjestra e këtij atentati është marrë në pyetje nga policia, por ende nuk detaje për atë çfarë ai ka deklaruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!