Shembull për qytetarët, presidenti italian do të vaksinohet kundër Covid-19

schedule15:26 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 15:26 - 9 Dhjetor, 2020

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella, do të bëjë vaksinën anti Covid, por sigurisht pa gëzuar asnjë privilegj dhe jo duke dalë para kategorive në rrezik. Lajmi është publikuar nga presidenca, pasi mediat kishin bërë apel që liderët politikë të nisnin një fushatë sensibilizimi për vaksinimin.

Në botë janë disa krerët e shteteve apo presidentë të ardhshëm që kanë deklaruar se do të marrin vaksinën, madje disa dhe në transmetim të drejtpërdrejtë me objektivin për të dhënë një shembull për qytetarët. Si për shembull në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i zgjedhur Joe Biden  është shprehur i gatshëm të vaksinohet publikisht për të shmangur shqetësimet rreth sigurisë së vaksinës së Pfizer, por gjithnjë duke theksuar se nuk do të ketë asnjë urdhër për të bërë të detyrueshëm vaksinën për popullsinë. Dhe tre ish presidentë amerikanë janë shprehur të gatshëm të bëjnë të njëjtin veprim: Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton.

Në kontinentin e vjetër mbretëresha Elizabeth, 94 vjec, mund të jetë ndër të parët që do të vaksinohen , njësoj si bashkëshorti i saj 99 vjeçar Filip. Dhe pasi ta marrin vaksinën do e thonë publikisht. Në Francë presidenti Emanuel Macron premtoi se do ta bëjë kur të ketë kuptim dhe të jetë në përputhje me strategjinë e vendit. Ai theksoi se nuk do të bëjë të kundërtën e asaj që i këshillon popullsisë, as në Francë vaksinimi nuk do të jetë i detyrueshëm

Në Rusi ku po nis fushata e vaksinimit masiv – dhe pse në baza vullnetare – me vaksinën ruse Sputnik V, presidenti i vendit Vladimir Putin nuk e ka marrë ende. Sipas zëdhënësit të tij ai do të informojë njerëzit për vendimin e vaksinimit, nëse do e konsiderojë të domosdoshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!