“U kryqëzova sikur kisha bërë vrasje”, Kastro Zizo komenton angazhimin në politikë

schedule11:14 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 11:14 - 9 Dhjetor, 2020

Kastro Zizo ka komentuar angazhimin e tij në politikë dhe kritikat me të cilat është përballur. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, artisti i mirënjohur tha se është kryqëzuar me reagimet e ashpra që ka marrë për shkak se u shfaq krah kryebashkiakut të Tiranës.

Angazhimi im në politikë ka qenë i cekët megjithatë unë jam në një epokë të re le të themi të politikbërjes dhe një lloj “marrëveshjeje” me eksponentë me pjesë të Partisë Socialiste në mënyrën që jo t’i krehim bishtin njëri-tjetrit. Pata para disa kohësh një ndjesi të keqe me veten qoftë nga kritikat nëpër media.

Nuk jam një njeri që i përulem dhe servilosem askujt, por është më dëgjo mua për disa gjëra që dua të them. Ndoshta nga 10, 3 janë të vërteta për të bërë një sistem më të mirë, nuk janë më të mirët as këta, as ata, ne thjesht si shqiptarë duhet t’i japim më shumë hapësirë njëri-tjetrit për t’u dëgjuar.”, u shpreh Zizo.

Më tej, Zizo argumentoi se dashur pa dashur politikbërja në vendin tonë lë shumë për të dëshiruar dhe se sistemi ka qenë gjithmonë i vrazhdë dhe i dhunshëm.

“Mendoj se dashur pa dashur, sistemet kanë krijuar monstra në të gjitha kampet dhe mënyra e politikbërjes në Shqipëri të lë shumë për të dëshiruar, është e vrazhdë dhe e dhunshme. U kryqëzova para disa muajsh sikur kisha bërë ndonjë vrasje, ndërkohë që nuk i kam asnjë cent apo borxh askujt aq më tepër politikisht.”, u shpreh Kastro.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!