Kastro Zizo i ftuar këtë të mërkurë në “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa foli për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës. Artisti u shpreh se qëllimi i tij është të përcjellë një mesazh të rëndësishëm dhe pse jo të shkojë edhe në Eurovision.
“E kam me qejf të madh, ngelet festivali i fundvitit pavarësisht uljeve dhe ngritjeve ndër vite, por është një institucion që meriton respekt dhe është si një nënë e madhe e të gjithë festivaleve të tjera që ka qenë një model. Aq më tepër që merr peshën kjo trambolina që bën për një tjetër festival ndërkombëtar.
Përtej hipokrizirave, padiskutim një ndër motivacionet që marr pjesë është se nuk dua të mbush vendin për 26 njerëzit që konkurrojnë, por të jap diçka përtej, një mesazh më të pjekur dhe pse jo të iki atje, që të më shohim me një sy më të mirë dhe të më japin një mundësi më të madhe.”, tha Kastro. /abcnews.al