Mjekë, infermierë dhe mësues, të infektuarit me koronavirus për sot në Berat

schedule22:34 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 22:34 - 8 Dhjetor, 2020

Në 24 orë, në vendin tonë janë regjistruar 753 raste të reja me Covid-19. Prej këtyre rasteve, 49 persona rezultuan të infektuar vetëm në Berat.

Abcnews.al mëson se mes tyre janë mësues, infermierë e mjekë, një punonjës bashkie si dhe tre punonjëse në një fasoneri.

Rastet me Covid-19 në Berat

-1 mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole” në Berat.

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” në Berat.

-1 mësuese në shkollën jo publike “Irfan Ngjeqari” në Berat.

-1 infermier në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin Rajonal Berat.

-1 mjeke pediatre në Spitalin Rajonal Berat.

-1 punonjës i bashkisë Dimal.

-3 punonjëse fasonerie.

Të gjitha rastet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar pranë banesave. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!