Foto/ Kush është çifti që u ekzekutua në Shkodër

schedule09:38 - 15 Korrik, 2018

schedule 09:38 - 15 Korrik, 2018

Një ish-efektiv policie u gjet i vrarë në Shkodër mëngjesin e kësaj të diele në makinën e tij tip “Benz”. Sipas policisë së Shkodrës, bëhet fjalë për Borhan Berçamin, 30 vjeç, i cili pak kohë më kishte dhënë dorëheqjen nga radhët e policisë.

Së bashku me të në makinë u gjet e vdekur edhe gruaja e tij, Silvi Ndoci. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Rruga e Gjerë” në lagjen “Naim Gjylbegu”.

Në momentin që çifti është ekzekutuar në makinë ndodhej edhe fëmija i tyre  i mitur. Ai ka shpëtuar dhe ndodhet në spital në kontrollin e mjekëve.

Nuk dihet ende saktësisht sa ka qenë ora, kur janë vrarë burrë e grua, por në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur 23 gëzhoja arme automatiku./abcnews.al