Arben Pëllumbi: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të veçanta, PS-ja garon e vetme ndaj kundërshtarëve

schedule11:59 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 11:59 - 8 Dhjetor, 2020

Sekretari  organizativ në Partinë Socialiste, Arben Pëllumbi i ftuar në studion e ABC ka komentuar në lidhje me ngjarjet më të fundit politike që kanë të bëjnë me vendin tonë në lidhje me negociatat dhe me zgjedhjet e 25 prillit.

Pëllumbi në një intervistë me gazetaren Juli Xhokaxhi është shprehur se PS-ja është një parti që të bën krenar nëse je pjesë e saj dhe do të dalë fituese në zgjedhjet e 2021.

Emra e kandidatëve do të kalojnë në një filtër për të qenë gati për zgjedhjet e 25 prillit. Gjithsesi kudo të jesh në listat e PS-së dhe të dalësh para qytetarëve për të kërkuar një post është një vlerë dhe nuk ka rëndësi fakti se ku renditesh. Është strategji që në çdo zgjedhje të vijnë figura të reja, që pritet që të sjellin dhe risi. Ne jemi përgatitur dhe pavarësisht faktin se si do të jenë numrat e rasteve nga covid Partia Socialiste është përgatitur për të qene dhe virtualisht pranë zgjedhësve. Kemi mundësinë e rrjeteve sociale për të drejtuar njerëzve, Rama ka flamurin e fushatës por dhe ne tjerët plotësojmë pjesën tjetër. Kjo është një fushatë ndryshe që na heq mundësinë për të qenë pranë me komunikim fizik me njerëzit, por në bazë të udhëzimit të komitetit teknik do të vendosim dhe mënyrën se si do e zhvillojmë.

Ne besojmë se qeverisja e PS-së ka qenë shumë dinamike ka afruar shumë reforma dhe ndryshime, me 25 prill ne shkojmë për të fituar të vetëm, kjo është dhe filozofia e përgatitjes së fushatës sonë, por politika është politike dhe numrat po ashtu janë surprizë. Që ne të qeverisim të vetëm na duhen 71 mandate, dhe unë jam i bindur se ne do i kemi vota tona”, është shprehur ai.

Ndër të tjera sekretari organizativ i PS-së ka komentuar ndër të tjera dhe reagimet më të fundit përsa i përket hapjes së bisedimeve për negociatat e Shqipërisë me BE.

Sipas tij kushtet e vendosura janë domosdoshmëri për jetën e përditshme ndaj të gjitha do të plotësohen.

Fillimi i bisedimeve dhe ulja në tryezë ka të bëjë me dinamika të brendshme të BE-së dhe jo drejtpërdrejt me Shqipërinë, plotësimi i kushteve ka të bëjë me jetën e përditshme dhe është detyrë e qeverisë dhe e PS-së që të plotësohen ato kushte dhe duke pasur këtë parasysh PS-ja ju fut një reforme të thellë që ishte ajo në drejtësi. Por kur u nis reforma nuk e dinte askush se 60% e gjyqtarëve dhe e prokurorëve do të dilnin jashtë sistemit, por e rëndësishme është që ne të kemi një sistem të fuqishëm të drejtësisë. Ne me 25 prill garojmë kundër të gjithëve dhe pse politika është dinamike”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!