Nisin ndërhyrjet antipërmbytje në Lezhë

schedule14:55 - 14 Korrik, 2018

schedule 14:55 - 14 Korrik, 2018

Për të shmangur përmbytjet e mëdha gjatë dimrit në Lezhë ka nisur puna për pastrimin e kanaleve kullese në zonën e Rrilës. Banorët kërkojnë që të veprohet njësoj me të gjitha kanalet pasi bllokimi i tyre u shkakton dëme të mëdha në bujqësi.

Sezoni veror është i rëndësishëm edhe për ndërhyrjet antipërmbytje. Hapja e kanaleve kulluese është një sfidë për të patur një dimër me pak probleme.

Eskavatorët janë vënë në punë për të krijuar siguri tek fermerët e zonës së Rrilës.

Banorë: “Më e lehtë është nëse hapen të gjitha, jo nëse hapet . Hapja e kanaleve nuk lë ujë kurkund”

Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj ngre shqetësim mungesën e flotës së eskavatorëve, për të cilën thotë se do të kërkojë edhe mbështetjen e qeverisë.

Në bashkinë e Lezhës janë më shumë se 100 km kanale kulluese të pastruara, apo hapura rishtas, por ka ende punë pasi në shumë zona nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh. /abcnews.al

Gazetar i ABC News: Gjergj Figuri