“Pressing”, si zakonisht prej orës 23:00, edhe sonte do të ketë në fokus Superioren, por kurrsesi nuk mund të mbetet jashtë vëmendjes kombëtarja shqiptare e futbollit.
Sot kuqezinjtë mësuan rivalët (Anglia, Polonia, Hungaria, Andorra dhe San Marino) në kualifikueset e Botërorit 2022 dhe presidenti i FSHF, Armand Duka, do të ndajë me ndjekësit e ABC përshtypjet e para për shortin në një lidhje direkte.
Emisioni mund të ndiqet LIVE KËTU, ndërkohë që të ftuar specialë sonte janë presidenti i Tiranës, Refik Halili, si dhe drejtori sportiv i Vllaznisë kryesuese, kroati Matko Djarmati. Në panel nuk të mungojë skuadra Pressing.
Trajnerët Sulejman Starova dhe Orges Shehi do të jenë aty për të analizuar ndeshjet e Superiores, së bashku me ish-futbollistin Ermal Tahiri, të tre në rolin e specialistit të futbollit. Nuk mungon as gazetari Endi Tufa, si dhe Bujar Pregja, i cili do të ketë punë me rastet e dyshimta të kësaj jave dhe më së shumti për derbin e kryeqytetit.
Mungojnë dy penallti dhe specialisti i gjykimi do të japë mendimin e tij profesional. Sigurisht, të gjitha këto nën moderimin e Gerti Çarçanit dhe Fioralba Dizdarit. / abcnews.al