Një vizitë normale, por edhe një mundësi për të kujtuar se objektivi nuk ndryshon. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka takoi kombëtaren kuqezi në grumbullimin e saj përpara ndeshjeve në Ligën e Kombeve, ndërsa përveç fjalëve mbështetëse për skuadrën dhe stafin teknik, nuk harroi edhe porositë.
Pas rezultateve negative në ndeshjet e fundit, në play off e Botërorit dhe miqësoret e qershorit, kombëtarja kuqezi kërkon të kthehet te suksesi, por mbi të gjitha te entuziazmi.

