Presidenti i FSHF-së Armand Duka ka prezantuar sot në 19 maj trajnerin e ri të Kombëtares Shqiptare, Rolando Maran.
Gjatë fjalës së tij presidenti Duka tha se me ish-trajnerin Sylvinho kanë nisur bisedimet që pas ndeshjes me Ukrainën, teksa shtoi se është zgjedhur trajneri Maran duke marrë parasysh përvojën e tij në shumë skuadra italiane.
“Siç e kam thënë edhe në kontaktin publik më parë. Kemi filluar diskutimet për Silvinho që kur jemi kthyer nga Ukraina. Të dy bashkë nga ajo ditë e deri më sot kemi arritur në përfundimin se përfundimi i një cikli do të ishte më e mira për të gjithë.
Ndahemi me respektin maksimal njerëzor dhe profesional. Kam bindjen e plotë që kemi bërë zgjedhjen e duhur dhe kemi zgjedhur trajnerin e duhur. Marrë parasysh eksperiencën e tij me skuadra të ndryshme italiane, duke marrë parasysh këtë eksperiencë dhe kulturë sportive, jam i bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh Armand Duka.


