Aksident në Belsh, humb jetën 45 vjeçari me motor

schedule17:36 - 13 Korrik, 2018

schedule 17:36 - 13 Korrik, 2018

Një 45 vjeçar ka humbur ejtën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Seferan të Belshit. Policia njofton se Besnik  Shehu, duke drejtuar motoçikletën  tip “Vinxiang” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përplasur me  murin mbrojtjes të rrugës.

Për pasojë shtetasi  45 vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /abcnews.al