Manchester United arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e West Ham, ku djemtë e Ole Gunnar Solskjaer triumfuan me rezultatin 1-3. Përpos fitores së arritur, u vërtetua dhe një herë tjetër roli i rëndësishëm i Bruno Fernandes për këtë ekip, pasi ishte ai që udhëhoqi “Djajtë e Kuq” drejt tre pikëve.
Portugezi e filloi ndeshjen në stol dhe u fut në fushën e lojës në pjesën e dytë, ku zëvendësoi Donny van de Beek. Edhe pse kishte vetëm 45 minuta në dispozicion, Fernandes arriti të krijojë plot 8 raste për gol. Një statistikë që nuk e ka arritur asnjë lojtar tjetër në Premier League këtë sezon.
Bruno Fernandes created 8 chances from open play vs. West Ham, the most any player has created in a Premier League game this season.
He came on at half-time. ??? pic.twitter.com/raRNF9ROcm
— Statman Dave (@StatmanDave) December 5, 2020
26-vjeçari asistoi gjithashtu tek goli i parë i United, i cili u shënua nga Paul Pogba. Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e dhjetë për Brunon në kampionat, ku deri më tani ka shënuar dhe shtatë gola. Ndërkohë, Manchesteri kapërceu në vendin e katërt në renditje pas fitores dhe është vetëm tre pikë më pak se Chelsea i vendit të parë. /abcnews.al