Presidenti amerikan, Donald Trump, vijon vizitën e tij në Mbretërinë e Bashkuar. Aktualisht ai po zhvillon një takim me kryeministren Theresa May në shtëpinë e fshatit të shefes së qeverisë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përshkruan marrëdhënien me Theresa May si shumë të fuqishme.
Ndërsa kryeministrja britanike njofton se do të diskutojë për mundësitë reale që ka për një marrëveshje tregtare pas largimit nga Bashkimit Europian. Ndër të tjera, ambasadori amerikan në Britani shkruan në Twitter se dy liderët po diskutojnë për tema shumë të rëndësishme.
Ndërkohë, presidenti amerikan mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar të enjten pasdite. Ndërsa sot u prit nga kryeministrja May me një ceremoni zyrtare. Trump tha para fillimit të vizitës në Londër se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit avancon përpara.
Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë është shoqëruar me protesta të shumta dhe klima politike në Britani është shumë e tensionuar pas dorëheqjes së dy ministrave të qeverisë May/.abcnews.al