Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, do të presë nesër në Bruksel kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Takimi do të zhvillohet në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian. Ky takim është i një rëndësie të veçantë dhe vjen 2 javë pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë në Qershor 2019.
Po ashtu javën tjetër në Tiranë mbërrin për një vizitë zyrtare një tjetër eksponent i lartë i Bruskelit, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn. Kjo vizite do të jetë pjesë e një turi ballkanik që nis me Maqedoninë. Komisioneri Hahn do të diskutojë me autoritetet në të dy vendet mbi hapat që do të ndërmerren gjatë muajve në vazhdim për përgatitjen e hapjes së negociatave Qershorin e ardhshëm./abcnews.al