Gati për sfidën e nesërme, Rrahmani mposht Covid-19

schedule14:30 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 14:30 - 2 Dhjetor, 2020

Një lajm shumë i mirë vjen nga klubi i Napolit. Kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë negativ për Covid-19 në testin e kryer së fundmi.

Ai tashmë gëzon shëndet të plotë dhe klubi i Napolit bën me dije se mbrojtësi i Kosovës ka kryer vizitat fizike sot dhe mjekët kanë dhënë lejen për të nisur stërvitjen ditën e nesërme.

 

Rrahmani pati rezultuar pozitiv pas kthimit nga ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në grumbullimin e nëntorit. Rrahmani pritet të jetë në listën e Gattuso për ndeshjen e nesërme kundër AZ Alkmar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!