Altin Shira është tashmë një vulë në muzikën shqiptare popullore. Me plot 32 vite në skenë, ai vazhdon të jetë i kërkuar nga publiku.
I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, Altini ka treguar se muzikën e ka pasur pasion që i vogël dhe e dinte se një ditë do t’i kthehej në profesion.
“Muzikën e kam të trashëguar. Unë kam edhe dy vëllezër të tjerë dhe një motër. Në atë kohë filluan edhe vëllezërit, por u tërhoqën. Ndërsa unë e kam pasur shumë pasion”, tha Shira.
Më tej, këngëtari ka rrëfyer se ka martuar shumë persona, madje dhe breza të ndryshëm nga e njëjta familje.
“Nuk mbahet mend sa njerëz kam martuar, llogarite 30 e ca vite. Një ditë më kërkojnë të isha në një dasmë, unë nuk e njihja të zotin e shtëpisë. Më takoi më thanë që në 94 martova babain, ndërkohë më ftoi të martoja vajzën. Shumë e bukur të martosh brezat”.
Altini nuk ka mbetur pa kujtuar edhe kohët e shkuara: “Fitonim më shumë atëherë. Kanë qenë më dorë lëshuar shqiptarët atëherë”. l.k/abcnews.al