Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Mos bëni Arqile Botin”, Rama: Roli i deputetëve duhet të ndryshojë

schedule10:52 - 3 Shtator, 2026

schedule 10:52 - 3 Shtator, 2026

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për ndryshimin e rolit të deputetëve dhe mënyrën se si duhet të përcillet zëri i qytetarëve te institucionet.

Rama tha se çdo komunitet, sipas zonave të interesit, duhet të ketë një “orë të pranisë besnike” një herë në muaj.

Kryeministri theksoi se edhe roli i deputetit duhet të ndryshojë. Ai tha se deputeti duhet të jetë personi që sjell sinjalet reale nga territori te institucioni përgjegjës, dhe jo t’i trajtojë ato vetëm përmes rrjeteve sociale.

Rama kritikoi deputetët që përpiqen të japin përgjigje teknike për çështje që kërkojnë ekspertizë profesionale. Ai shtoi se për çështjet teknike duhet të flasin ekspertët përkatës.

“Çdo komunitet i veçantë sipas zonave të interesit, do duhet të këtë orën e pranisë besnike njëherë në muaj, Sekretariatet duhet ta kthejnë zërin territorit në propozim për një përgjigje sektoriale. Duhet të masin nëse përgjigjja po bëhet gati. Edhe roli i deputetit duhet të ndryshojë. Duhet të sjellë dhe të përcjellë, deputeti është me ligj dhe me zakon, njeriu më i duhur për të sjellë çdo sinjal real të territorit te institucioni që duhet të përgjigjet, jo në instagram.

Pastaj është njeriu i duhur me ligj dhe zakon për të përcjellë vendimin e shumicë në territor me fakte dhe me garanci përkatëse. Deputetët nuk duhet të improvizojnë fakte teknike, nuk duhet të bëjnë Arqile Botin, ndjesë pastë, mjekun popullor që shëronte kancerin me qumësht dhelpre. Kur çështja kërkon mjekun, do flas mjeku, kur çështja kërkon inxhinierin, flet inxhinieri”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!