Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Si iu bë pritë, Viktor Bardhit/ U qëllua me breshëri armësh, gjenden rreth 30 gëzhoja automatiku në zonë. Pamje nga vendngjarja

schedule10:59 - 3 Shtator, 2026

schedule 10:59 - 3 Shtator, 2026

Viktor Bardhi u vra ditën e sotme pas një atentati që iu bë në fshatin Ndërfushas, në Mirditë.

ABC News ka siguruar pamjet nga vendngjarja ku shihet automjet i qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu në zonë ndodhen edhe  ekspertët të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

Viktor Bardhi është qëlluar tek nënkalimi i Ndërfushasit. Ai punonte si punëtor ujësjellësi dhe mendohet se kishte ardhur për të hapur ujin. Mendohet se sapo kishte marre rrugën për tu kthyer kur i është bërë pritë dhe ndaj mjetit tip “Mercedez” më të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri armësh.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!