Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndihmonte në kalimin e paligjshëm të kufirit, arrestohet 24 vjeçari në Gjirokastër

schedule10:45 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 10:45 - 1 Dhjetor, 2020

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 24 vjeçar i cili akuzohet për dhënie ndihme emigrantëve të paligjshëm.

Ndalimi i shtetasit me iniciale A.SH. 24 vjeç është bërë në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Njoftimi i plotë:

U kap duke transportuar një emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit, bie në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e datës 30.11.2020, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, u kap duke transportuar me automjetin e tij tip “Mercedez Benz”, një emigrant të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti që drejtonte shtetasi A. Sh.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!