Dita e 7 më e tmerrshmja nga Covid? Rrëfimet e gazetarëve: Ç’ndodhi me partnerin gjerman të Iva Tiços?

schedule17:59 - 30 Nëntor, 2020

schedule 17:59 - 30 Nëntor, 2020

Gazetarja Iva Tiço, gazetari Eraldo Rexho dhe sociologia Entela Binjaku këtë të hënë ishin të pranishëm në studion e “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndanë përvojat e  tyre me Covid -19 dhe si festat festohen këto kohë.

Iva Tiço vetëm pak ditë më parë kaloi situatën e sikletshme me Covid- 19, gjë e cila e bëri të lidhej më shumë me festat e fundvitit. Edhe Tiço e ka zbukuruar Pemën e Krishtlindjeve më herët, teksa tregon se njëjtë i kishte ndodhur edhe në 2019.

Ajo tha se për shkak të një impenjimi publik u detyrua ta ndante edhe me publikun që ishte e infektuar me covid 19, ndërkohë që këshillat dhe sugjerimet ndonjëherë janë të bezdisura.

“Kisha 4-5 ditë që isha me simptoma, por psikologjikisht kjo sëmundje është shumë e rëndë.  Ndonjëherë mesazhet e njerëzve që janë për të të mbështetur, suportuar të vrasin shpirtërisht. Mesazhet që të japin mend janë më të vështira, në këto raste gjithë populli është mjek. Dhe një pjesë që e kishin kaluar që të thonë pa të keq kujdes ditën e 7 dhe të 10 pasi është e vështirë.  Dhe kur arrin kto ditë thua “ o Zot ça do më ndodhi”.

Megjithatë ajo kishte pranë njerëzit që do më shumë që janë kujdesur për të, vëllai dhe njeriu i zemrës. Ndërsa Ermali e pyet në lidhje me njeriun e zemrës ajo thotë “Thashë se e harrove”.

Ndryshe e ka kaluar Eraldo,i cili e ka bërë publike shumë vonë, por është përplasur me këshillat apo mesazhet e “terpërta” të personave që e kanë kaluar koronavirusin.  Ndërkohë për shkak të angazhimeve Eraldo dekorin e festave do e vendos në datën 6 dhjetor. Në kuadër të bisedës së virusit të covid 19 socialiogia Entela Binjaku shton me te qeshur se “ unë nuk e kam kaluar covid 19’. Ndër të tjera per ndezjen e dritave dhe dekorin e festave tha:

“Njerëzve u ka bërë mirë ky moment i afrimit të festës përmes zbukurimit dhe simboleve. Nuk ka asgjë të keqe, por pse ndahen? Disa jane mjaft tradicional, disa janë më avangard, por ne duhet të mësohemi të respektojmë gjithësecilin në zgjedhjen e tij”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!