Abcnews.al mëson se ku janë konfirmuar disa nga rastet e reja me koronavirus në Fier. Mësohet se pozitiv për virusin ka rezultuar një mësues në Cakran si dhe nxënës e mësues në Fier, në një shkollë private.
Po ashtu, i infektuar është edhe një polic, një shofer i Ujësjellësit në Patos, një mjek në një qendër Shëndetësore si dhe një infermiere.
Ndërkohë, gazetarja Valbona Davidhi raporton se në spitalin Rajonal të Fierit, është vetëm një mjek Infeksionist. Ndërsa, penumologë janë tre.
“Nuk e dimë sesi e përballojnë fluksin e pacientëve. Burime nga brenda spitalit thonë se kjo është një situatë e vështirë, pasi nuk përballohet fluksi i pacientëve,” raporton gazetarja.
Në këtë situatë, barrën më të madhe e kanë mjekët e familjes, pasi janë ata që po bëjnë edhe specialitetet e ndryshme, duke i trajtuar pacientët dhe duke i ndjekur hap pas hapi. s.b/abcnews.al/