Situata e koronavirusit në Kosovë vijon të jetë shqetësuese.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 16 pacientë.
Numri i viktimave në Kosovë ka tejkaluar mbi 1 mijë që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik deri më tani janë shënuar 1,005 viktima nga COVID-19.
Autoritetet Shëndetësore i bëjnë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm, pasi situata vijon të mbetet shqetësuese.
Sakaq numri total i rasteve pozitive është 39,057 raste nga 142,769 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2./abcnews.al/