PSG po përballet me Bordeaux në fushën e vet, takim që e nisi keq. Minuta e dhjetë, goditje këndi për miqtë dhe autogol i 18-vjeçarit Pembele.
Avantazhi i skuadrës mike zgjati pak minuta, me PSG që përmbysi rezultatin me dy gola të shënuar brenda pak sekondave.
Neymar barazoi rezultatin me një penallti në minutën e 27-të, teksa në aksionin pasardhës erdhi edhe goli i Moise Kean. /abcnews.al