Sekretariati i Kuvendit për procedurat dhe votimet rrëzoi kërkesën e opozitës për të bërë nul votimin e ligjit për Teatrin e ri Kombëtar në seancën e shkuar plenare. Pasi analizoi pamjet e sallës gjatë votimit, sekretariati e cilësoi të rregullt procedurën e ndjekur. Taulant Balla i sqaroi opozitës së deputetit, Robert Bitri, kishte votuar me kartën e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo.
Teatri Kombëtar do të shembet për t’u ndërtuar ai i riu. Vendimin e konfirmon sekretariati i Kuvendit për procedurat dhe votimin, i mbledhur rreth kërkesës së opozitës për anulim të votimit mbi projektligjin për teatrin.
Në seancën plenare të së hënës, erdhi për të argumentuar mungesën e grupit të tij parlamentar kreu i grupit demokrat, Edmond Spaho.
Për socialistët versionin, ende të pakonfirmuar nga Kuvendi, e përcolli kolegu i tij socialist. Pas komunikimit të vendimit për rrëzimin e kërkesës së opozitës i komunikoi mediave informacionin e marrë.
Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti mësohet të jenë deputetët në fjalë, një prej të cilëve reagimin e tij e dha në rrjetin social Facebook, duke e quajtur spekulim dhe mashtrim mjeran në pretendimin e përfshirjes së tij në deformimin e votimit.
Ai i drejtoi një thirrje edhe ish-deputetit të LSI, sot deputet i pavarur, Robert Bitri, të dëshmojë këtë të vërtetë. Për demokratët, votimi në sekretariat nuk është gjë tjetër veç vijimit të përdorimit të mekanizmit të votës për interesat e mazhorancës./abcnews.al