Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka realizuar një vizitë në Shijak, në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kryeministri ka vizituar banesat e familjeve të Marjana Domit, Hava Domit, Shpresa Zezës dhe Hamit Zezës, ku edhe është shprehur se shumë prej banorëve nuk e kanë besuar, por sot janë në banesat e tyre të reja.
Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social “Facebook” Rama deklaroi se në këtë zonë 468 familje pritet që Vitin e Ri ta festojnë në në banesat e reja.
Gjatë bisedës më banorët e zonës, Rama tha se pavarësisht situatës së vështirë falë punës u arrit që banesat të jenë më të mira se ato të një viti më parë. /abcnews.al/


