Analistja Afërdita Maliqi thotë se kriza institucionale në Kosovë ka përgjegjës kreun e LVV dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Maliqi u shpreh se prej Kurtit, Kosova ndodhet në krizë prej një viti e gjysmë.
Sipas Maliqit, Kurti dhe LVV e ka bërë normë shkeljen e kushtetutës.
“Faji i ngelet partisë që ka shumicës në parlament, LVV, kemi 1 vit e gjysmë në krizë institucionale. Ende nuk kemi konsitituar institucionet e vendit. Po kërkon ta çojë edhe një herë vendin në zgjedhje, të ketë situatë kaotike. Ai që po vuan në këtë vend është qytetari i Kosovës. Për shkak se nuk kemi institucione stabile, asnjë organizëm ndëkombëtar nuk të merr seriozisht. Për herë të parë në vendin tonë, është bërë standard i keq shkelja e kushtetutës. LVV e ka bërë si normë shkeljen e kushtetutës. Jemi në një situatë jo të mirë. Nuk e di se deri kur do të shkojmë kështu. LVV nuk e ka marrë për bazë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.
PDK, si opozitë duhet të luajë rolin e vet dhe të bindë LVV për të thirrur seancën konstituive. Kemi situatë jashtëzakonisht kaotike. Rolin kryesor këtu e ka Albin Kurti, ai e vendos në do thërrasë seancën, apo nëse do e konstituojë qeverinë”, theksoi ajo./abcnews.al


