PD: Plasën “bombën biologjike” dhe e lanë Gjirokastrën në mëshirën e fatit

schedule19:05 - 26 Nëntor, 2020

schedule 19:05 - 26 Nëntor, 2020

Ish-deputeti Tritan Shehu në një postim në Facebook akuzon qeverinë se ka lënë në mëshirë të fatit Gjirokastrën në luftën përballë koronavirusit. Amulli, ankth dhe braktisje. Kjo është gjendja që sipas Shehut ndodhet Gjirokastra.

“Ata qe plasen “bomben biologjike”, po e lene Gjirokastren ne meshiren e fatit! Ndersa Rama, Qeveria, Komiteti e Prokuroria heshtin…Qarku i Gjirokastres vazhdon ne nivele shume te larta infektimesh edhe ne testimet e pakta te sotme, duke arritur nje pozitivitet te tyre reth 50%!! Nje amulli e plote, ankth, te semure qe kerkojne ndihme dhe Oksigjen apo qe nisen drejt Tiranes, kjo eshte gjendja aty qe prej shperthimit te efekteve te asaj “bombe” propagandistike te Rilindjes.

Dhe pergjegjesit e atij akti te papergjegjshem, se bashku me shefat e tyre ne Tirane vazhdojne te heshtin, vecse per ta fshehur ate cfare ndodhi, duke realizuar keshtu tashti nje veper penale, shume me te rende se e para:

—Numri testimeve PCR vazhdon shume i ulet, pa asnje gjurmim, ndjekje kontaktesh apo debistim te gjere imunologjik, kur duheshin tashme reth 1500 teste “tampon” ne dite gratis.

—Pacientet apo personat e kontaktit te ngushte me ata jane te detyruar te shkojne ne dyqane, farmaci, levizur etj duke shtuar keshtu infeksionet, kur duhej organizuar nje mbeshtetje e ketyre sherbimeve ne shtepi.

—Mjekimi ambulator vazhdon me alo alo me te gjitha shpenzimet mjekuese e diagnostikuese mbi pacietin, kur me nje vendim te posacem nga shkaktaret duhej realizuar gjithcka masivisht e gratis.

—Asgje e organizuar per mjekimin e ne shtepi, sigurimin aty te procedurave, apo dhe burimeve te oksigjenit.

—Nderkaq Spitali i Gjirokastres, qe “bombe hedhesit” duhej ta kishin aktivizuar prej kohesh, vazhdon i mbyllur per keta paciente, qe detyrohen te “marrin rruget” per Tirane me nje ngarkese te madhe financiare e emocionale, per te mos folur per mbingarkesen e spitaleve Covid ne Kryeqytet.

Kjo eshte tragjedia e Qarkut te Gjirokastres keto dite, tragjedi e krijuar nga dora e pa pergjegjeshme dhe e thelluar nga heshtja kriminale, tragjedi qe duhet perballuar duke e shpallur ate Qark si “Zone e rrezikut te vecante”, me nje program konkret mbështetje” akuzoi ai. Sot në Gjirokastër u regjistruan 47 raste të reja me koronavirus./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!