Unaza e Fierit, Gjiknuri: Drejt përfundimit segmenti i parë

schedule11:41 - 7 Korrik, 2018

schedule 11:41 - 7 Korrik, 2018

Të dielën hapet segmenti i parë i unazës së Fierit , e cila i është nënshtruar rehabilitimit. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e bëri të ditur gjatë inspektimit të punimeve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektuoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e dy segmeneve të Unazës së Fierit, të konsideruara si problematike për qarkullimin e mjeteve.

Në segmentin nga rrethrrotullimi i Patosit deri në zonën pranë ish-QTU Fier, pas punimeve të nënshtresave dhe riparimit të sistemeve të kanalizimeve, është në fazën përfundimtare edhe ndërhyrja për shtrimin e asfaltit.

Ministri Gjiknuri tha se ky segment do të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve brenda ditës së dielë të kësaj jave. Ndërkaq, po vazhdon puna rehabilituese në segmentin tjetër të Unazës së Fierit, nga rrethrrotullimi i Sheqit deri tek ai i Patosit.

Parashikohet që brenda një jave edhe ky segment i dytë i Unazës së Fierit të ketë përfunduar dhe të jetë i hapur për qarkullimin e mjeteve. Ndërhyrja rehabilituese në Unazën e Fierit po kryhet në kuadër të projektit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të akseve rrugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!