Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Tepelenë-Mallakastër.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeç.
Burime për ABC bëjnë me dije automjeti tip “Toyota” me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ku edhe i është prerë rruga nga një kamionçinë.
Për rrjedhojë përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar plagosjen e pesë personave.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor i cili ka mbërritur në vendin e ngjarjes, kamionçina ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.
Po ashtu mësohet se në automjetin tip “Toyota” udhëtonte çifti i bashkëshorteve nga Fieri së bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijës.
Të pestë të plagosurit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ndërkohë që bashkëshortja e drejtuesit te mjetit është shtruar në Ranimacion, pasi mësohet se ka marrë plagë të rënda.
/abcnews.al/