Blejnë klikime për programet televizive? Olsi- Ermalit: Do ta kopjoj këtë rubrikën

schedule18:52 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:52 - 25 Nëntor, 2020

Një kartolinë përshëndetse frymëzoi dhe emocionoi aktorin Olsi Bylyku në programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi. Ajo mbante momente nga daljet e tij skenike me performaca të ndryshme.

Ndërsa përfundoi Olsi tha:  “E për Zotin shumë e bukur kjo. Kartolina e quani këtë? Ka mundësi të ta vjedhim edhe si rubrikë. Më pëlqen sepse pashë në një kohë të shkurtër kam punuar shumë”.

“Ne nuk jemi nga ata programe që i themi njeri tjetrit e ke ti apo e kam unë dhe  del që ka Elle Degeneres”, I thotë Ermali me të qeshur.

Teksa Olsi u ndal në punën e bërë gjithë këto kohë, duke permendur programin e tij dhe këngën e re, Ermali e pyet nëse “klikimet janë barometër I suksesit?”.

“Kam pershtypjen që puna e klikimeve në youtube është një çik çështje diskutuese. Kemi dy lloj fenomenesh, një që i sheh sukses klikimet dhe tjetri që është televizioni, që mund të mos ketë klikime ne Youtube por është nga më të ndjekurit. Psh Abazi eshte për te rinjte dhe ai vetem në nje dite shkon 150 mije klikime apo më shumë”.

Po per kolegët që i blejnë këto klikime për të treguar se ndiqet programi tv ?, vijoi te pyes Ermali.

“ Për mua është gjëja më e shemtuar. Këta gënjejnë veten  tyre, të blesh tek një këngë apo program klikime, ti I thua vetes shiko se ndiqesh, duke e ditur sa shikues ka ajo. Unë jam kategorikisht kundër kësaj”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!